INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë[VIDEO]

Publikuar më: 10:38 01-02-2019

Shqiptarët në vitin 2018 paguheshin minimalisht me 210 euro në muaj dhe kjo është vlera më e ulëta në Europë. Kjo e dhënë ka dalë nga Eurostat që ka marrë në analizë shumicën e shteteve në botë.
Gjithësesi këtë vit paga bruto minimale nga 1 janari në vendin tonë u rrit nga 24 mijë në 26 mijë lekë.
Po pavarësisht rritjes të këtij viti paga minimale e punonjësve shqiptarë mbetet sërish shumë e ulët dhe me diferencë të theksuar dhe me shtete e rajonit. Në Serbi ajo është 308 euro, në Malin e Zi, sipas paga minimale është rreth 288 euro.
Në Shqipëri industria tekstile e këpucëve, por dhe disa sektorë të tjerë të industrisë përpunuese paguhen përgjithësisht me pagë minimale dhe së fundi kanë filluar të ndjejnë mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të punonjësve të tyre, në kërkim të të ardhurave më të larta.
Sipas Eurostat, që nga 1 janari 2019, 22 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë paga minimale kombëtare, vetëm Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një pagë minimale. 22 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë paga minimale kombëtare mund të ndahen në tri grupe kryesore bazuar në nivelin në euro.
Paga minimale mujore është afro 600 euro në lindje të Europës dhe mbi 1 400 euro në veriperëndim.
Ndërsa jashtë Europës, SHBA-ja ka pagën minimale 1.098 euro në muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889