INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria me ekonominë më të keqe në rajon prej emigracionit[VIDEO]

Publikuar më: 10:12 18-10-2017

Ikja e shqiptarëve dhe e pjesës më vitale të shoqërisë ka ndikuar negativisht dhe në ekonominë  e vendit. Paraqitemi në 17 vitet e fundit më negativisht se të gjitha vendet e rajonit. Nëse të larguarit do punoni në vend PBB do të ishte më i lartë me afro 18%.
Të dhënat janë bërë publike nga një studim i fundit i Departamentit të FMN në Europë. Dëmi më i madh, për Shqipërinë sipas FMN, është krijuar nga emigrimi i forcës së kualifikuar të punës. Sipas raportit të FMN-së, hapja e Europës Lindore ndaj pjesës tjetër të botës në fillim të viteve ’90 solli përfitime të mëdha për shtetet pritëse. Rrjedhja e kapitalit dhe inovacioni ka çuar në krijimin e institucioneve më të mira, menaxhimit më të mirë ekonomik dhe përfitueshmërisë më të lartë tek shtetet e zhvilluara.
Edhe një hartë e publikuar nga OKB së fundmi tregon se rreth 1.12 milionë shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore në Itali jetojnë 450 mijë shqiptarë, në Greqi 440 mijë dhe në Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Kurse në Gjermani dhe Kanada ka më pak respektivisht 20 mijë emigrantë dhe në Mbretërinë e Bashkuar 10 mijë.

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785