INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e “pushtuar” nga pluhuri i kuq kancerogjen! Sinoptikanët kanë një shpjegim

Shqipëria e “pushtuar” nga pluhuri i kuq kancerogjen! Sinoptikanët kanë një shpjegim

Publikuar më: 10:41 19-04-2018

Për disa ditë me radhë shqiparët janë ndeshur me një pamje të pazakontë. Në ajër janë dukur grimca pluhuri me ngjyrë të kuqe, që njihet ndryshe si “pluhuri saharian”. Me këtë fenomen, më shumë jemi ndeshur në muajt e nxehtë të vitit, ndaj dhe të gjithë janë habitur se ç’po ndodh në prill.

Për këtë fenomen sinoptikanët kanë një shpjegim. Sipas Tanja Porja, grimca e kuqe të pluhurit kanë mbërritur më herët për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave. Meterologia theksoin se për aq ditë sa do të kemi mot me vransira në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent në vendin tonë. Kujtojmë këtu se smogu saharian pak muaj më parë solli pasoja të mëdha në Greqi. Situata ishte tejet alarmante pasi niveli i mikogrimcave në ajër ishte më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Në shumë zona të Athinës, për shkak të pluhurit saharian, dielli pothuajse u zhduk. Po mjekët thonë se një sasi e tillë ndikon seriozisht në shëndet dhe është indikator dhe për sëmundjet e rënda tumoriale.

Article Logic
Execution time: 0.0029480457305908