INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Shqipëria do digjet’, qetëson Basha: Vetëm kjo do të ndodh deri më 30 qershor…

‘Shqipëria do digjet’, qetëson Basha: Vetëm kjo do të ndodh deri më 30 qershor…

Publikuar më: 15:29 16-06-2019

Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve të tij elektorale në Shqipëri deklaron se opozita do të shkaktojë kaos në vend. Këto deklarata janë hedhur poshtë nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Sipas tij, e vetmja gjë që do të ndodh do të jetë largimi i Edi Ramës nga kryeministër.

“Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet. Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse”, shkruan Basha në Facebook, duke vijuar se Rama po bën fushatë duke qenë në mbrojtje policore. “Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendit të tij. Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në Kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!”, shkruan Basha, duke vijuar, “Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë. Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin”.

Protesta e radhës së opozitës do të jetë në datën 21 qershor. Kjo do të jetë protesta e 9-të kombëtare e organizuar nga opozita për largimin e Edi Ramës nga kryeministër dhe krijimi i qeverisë teknike.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.010359048843384
    array(1) { ["section"]=> string(80) "shqiperia-do-digjet-qeteson-basha-vetem-kjo-do-te-ndodh-deri-me-30-qershor-96384" }