INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Shqipëri-Greqi, rikthehet përballja e “nxehtë” mes kombëtareve, ja kur do të luhet [VIDEO]

Shqipëri-Greqi, rikthehet përballja e “nxehtë” mes kombëtareve, ja kur do të luhet [VIDEO]

Publikuar më: 11:24 25-07-2018

Shqipëri-Greqi është një nga sfidat më të forta ku shpeshherë ka sjellur edhe incidente të rënda. Të dy shtet do të përballen përsëri me njëra-tjetrën por kësaj here në Basketboll. Është pikërisht ekipi kombëtar i femrave u-18 që do të ndeshen më kopmbëtaren greke të basketbollit për Kampionatin Europian që luhet në Vienë me datë dy gusht.

Kapitenia e ekpit kombëtar u-18 për femra, Xhensika Toska, rrëfen për emisionin Adrenalina në In TV karrierën sportive, ecurinë e kombëtares dhe përhapjen e këtij sporti në Shqipëri. Ekipi po stërvitet me një intesitet të lartë për Kampionatin Europian, ku vajzat e kombëtares kanë një ndeshje të vështirë përballë Greqisë.

Toska tha se ata që e mbajnë gjallë këtë sport e bëjnë nga pasioni dhe dëshira pasi përfitimitet që sjell basketbolli në vendin tonë janë shumë të pakta. Si shumë sporte në Shqipëri edhe basketbolli praktikohet më shumë nga meshkujt se nga femrat.

Kapitenia e ekipit kombëtar u shpreh se ka pasur pasur disa oferta për të të luajtur jashtë vendi por ishin prindërit ata që nuk e lejuan të largohet nga Shqipëria.”Vitin e kaluar më ka kërkuar Irlanda, pavarsisht se prindërit e mi nuk donin, pasi isha vetëm 16 vjeç ndërsa tani besoj se do të luaj me ndonjë ekip në Tiranë” – tha Toska për IN Tv.