INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpresat janë pa fat! Barazojnë 1-1 me Irlandën e Veriut

Shpresat janë pa fat! Barazojnë 1-1 me Irlandën e Veriut

Publikuar më: 21:11 10-11-2017

Irlanda e Veriut befason sërish në minutat skuadrën e Bushit duke i rrëmbyer një barazim 1-1. Pjesa e parë e ndeshjes dhuroi shumë pak emocione, teksa rastet mungojnë në të dyja portat.
Bushi ndërhyn në pjesën e dytë duke aktivuar Zekën, i cili i jep më shumë gjallëri lojës së skuadrës U 21. Talenti i Lillë rrezikon në dy raste portën e Irlandës, por ai që do të gjente rrjetën është Ylber Ramadani.
Mesfushori i thirrur nga Panucci ka shënuar një gol shumë të bukur në hyrje të zonës, por miqtë do të barazonin në fundin e ndeshjes me Leverin. Shqipëria U 21 renditet në vend të tretë të klasifikimit të Grupit 2, në kuotën e 6 pikëve, pas Irlandës së Veriut që kryeson me 10 pikë në 5 ndeshje dhe Spanjës në vend të dytë me 9 pikë në 3 ndeshje.

Article Logic
Execution time: 0.0030529499053955