INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtoi 4-vjeçarin. Familja e djalit falenderon emigrantin 'Spiderman': Ai është një hero!

Shpëtoi 4-vjeçarin. Familja e djalit falenderon emigrantin 'Spiderman': Ai është një hero!

Publikuar më: 09:57 29-05-2018

Familja e djalit të vogël që shpëtoi mrekullisht pasi mbeti i varur në ballkonin e banesës në Paris, ka shprehur mirënjohje për emigrantin që e bëri gjestin fisnik. "Ai është me të vërtetë një hero", tha gjyshja e djalit për emigrantin Mamoudou Gassama, i cili ngjiti katër kate për ta shpëtuar fëmijën nga rreziku. Babai i katërvjeçarit, e kishte lënë atë vetëm në banesë dhe shkoi për të bërë pazar. Ai po përballet me akuzën se u tregua i pakujdesshëm. Presidenti Emmanuel Macron e falënderoi personalisht 22-vjeçarin nga Malta, i dha atij një medalje për guximin e treguar si dhe i ofroi gjithashtu një punë në shërbimin zjarrfikës të Parisit. Po kështu emigranti u shpërblye edhe me marrjen e nënshtetësisë franceze. Djali i vogël ishte larguar nga Réunion, ku nëna dhe gjyshja e tij jetojnë rreth tre javë më parë. Ai u çua në Paris për t'u bashkuar me babanë, i cili po punonte atje. Nëna e katërvjeçarit dhe fëmija i dytë i çiftit po planifikonin të bashkoheshin me ta në qershor. Nëna e tij deklaroi për mediet se babai i djalit nuk ishte kujdesur për të dhe se e kishte lënë vetëm fëmijën edhe më parë. "Unë nuk mund ta justifikoj atë që ka bërë burri im. Njerëzit do të thonë se kjo mund ti ndodhë kujtdo. Djali im ishte me fat," tha ajo. ‘Pas kishte bërë blerjet, babai i fëmijës kishte vonuar të shkonte në shtëpi. Ai kishte ndaluar për të luajtur Pokemon Go’- thanë prokurorët. Babai raportohet se është i shkatërruar nga ajo që ndodhi, nëna e tij gjithashtu. Duke folur në stacionin televiziv francez RMC, gjyshja e djalit e përshkroi se si ishte ndier duke parë videon e nipit të saj të varur në ballkon. "Zoti im, unë isha shumë e tronditur. Fatmirësisht, ai (Gassama) dinte të ngjitej. Ai shkoi deri në katin e katërt, ishte vërtet i pabesueshëm”-deklaroi gjyshja.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053