INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim në Portugali, 8 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur

Shpërthim në Portugali, 8 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur

Publikuar më: 10:13 14-01-2018

Të tetë paktën vetë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të madh në Portugali. Mendohet se shkak për këtë shpërthim është bërë shpërthimi i një sobe me dru në katin e dytë të një ndërtese. Shpërthimi tronditi një rrugë në Tondela, 122 milje larg nga Lisbona. Kryetari i Bashkisë Jose Antonio de Jesus tha: "Dhjetëra njerëz janë plagosur, disa lehtë dhe të tjerë rëndë". Paulo Santos, komandanti i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, tha se të paktën 50 vetë u plagosën. Dëshmitarët thanë se një zjarr që u përhap në ndërtesën pas shpërthimit shkaktoi panik në mesin e banorëve. Dhjetëra ekipe zjarrfikëse dhe dy helikopterë u vërsulën në vendngjarje. Shpërthimi vjen pas zjarreve vdekjeprurëse të pyjeve në Portugali vitin e kaluar, gjë që vrau më shumë se 100 vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0029828548431396