INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim kimik/ Ndërrojnë jetë 47 persona dhe lëndohen shumë të tjerë [DETAJE]

Shpërthim kimik/ Ndërrojnë jetë 47 persona dhe lëndohen shumë të tjerë [DETAJE]

Publikuar më: 09:25 22-03-2019

Shkon në 47 numri i viktimave pas shpërthimit kimik në një uzinë në Kinë dhe 90 numri i personave të plagosur.

Këto informacione i bën me dije agjencia e lajmeve shtetërore kineze "Xinhua".

Shpërthimi i fuqishëm erdhi pasi një zjarri që ra në një fabrikë që prodhonte plehra kimike.

640 persona në total u dërguan në spital. Shumë prej tyre në gjendje kritike dhe dhjetra me plagë të rënda.

Zyrtarët e Uzinës Kimike Henglida, 3 km larg shpërthimit, thanë se çatia e saj u shemb ndërsa ata dolën me shpejtësi, sipas mediave lokale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038228034973145