INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim i fuqishëm, 66 të vdekur dhe mbi 80 persona të zhdukur

Shpërthim i fuqishëm, 66 të vdekur dhe mbi 80 persona të zhdukur

Publikuar më: 17:22 19-01-2019

Një shpërthim i fuqishëm ju ka marrë jetën 66 personave dhe 85 të tjerë janë shpallur të zhdukur në pjesën qendrore të Meksisës. Një grup karburantesh mendohet se u bënë prehë e disa hajdutëve, të cilëve situata u ka dalë jashtë kontrollit.

Po disa mediat vendase raportojnë se plasja e tubave të naftës shtyu dhe persona të tjerë të shkonin me bidona të merrnin naftë. Sipas tyre disa nga viktimat humbën jetën, pasi tentuan të mbushin bidonat në momentin e shpërthimit.
Qeveria rajonale e Hidalgos dha detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa tha se rreth 70 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, çka do të thotë se bilanci i ngjarjes mund të rritet. Televizionet meksikane kanë transmetuar pamje të shpërthimit, ku duket një flakë e madhe në qiell dhe njerëz në panik, që thërrasin për ndihmë.
Guvernatori Omar Fayad, tha se kjo është një nga ngjarjet më të rënda në të cilat ka asistuar gjatë karrierës së tij. Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të ndalojnë përpjekjet për të marrë naftë në këtë mënyrë, sepse rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve.
Gypi që shkaktoi tragjedinë ishte afër rafinerisë shtetërore të Tulas dhe i përkistë një kompanie publike karburantesh.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385