INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Verrati  Messi i tregon gishtin në fytyrë arbitrit, por as e …

Shpërthen Verrati Messi i tregon gishtin në fytyrë arbitrit, por as e …

Publikuar më: 14:58 19-03-2018

Marco Verratti ka shpërthyer ndaj arbitrave në intervistën e tij të fundit. Në prononcimin që italiani bëri për “Gazzetta dello Sport”, theksoi se gjyqtarët duhet të jenë më tolerant. Ai sqaroi edhe situatën se çfarë ndodhi në ndeshjen e kthimit mes PSG-së dhe Real Madrit, ku ai doli me karton të kuq.

“Kundër Real Madridit kam gabuar. Është një e kuqe e ardhur mes zhgënjimit të madh që kisha, por ndonjëherë gjyqtarët mund të jetë më tolerantë. Unë kisha një reagim të keq, por nuk kam fyer askënd, ndërsa Messi protestoi duke ia treguar gishtin e tij në fytyrë gjyqtarit, por as është paralajmëruar. Megjithatë, e di që duhet të përmirësohem”- tha Verratti.

25-vjeçari ka folur edhe për të ardhmen, ku hodhi poshtë të gjiitha lajmet për largimin e tij nga ekipi francez. “Kam lexuar se Raiola më paska ofruar mua për Barcelonën. Nuk është e vërtetë. Kam biseduar me këshilltarët e mi dhe ata e dinë se çfarë mendoj. Kjo është e gjitha e qartë. Kam vendosur të qëndroj, sepse kam një mani për të fituar me PSG-në, i cili është ekipi që më lejoi të rritem”, – tha mesfushori i kombëtares italiane.

Article Logic
Execution time: 0.0030879974365234