INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shpërthen” Rama në Kuvend: Përgjimet, plan për t’i mbyllur derën negociatave

“Shpërthen” Rama në Kuvend: Përgjimet, plan për t’i mbyllur derën negociatave

Publikuar më: 12:47 20-06-2019

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të opozitës që sipas tij po hedhin në erë urën që e lidh Shqipërinë me Bashkimin Europian.

“Në këtë orvatje bashkohet ankthi nga drejtësia nga frika nga zgjedhjet. Po marrin peng procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Marrja peng është orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pa hetuara, por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara te partia që lajmëron daljet në Gjermani përpara se të dalin në Gjermani.

Gjetja e vendit në Gjermani, kalendari aspak cuditërisht i përputhur me protestat, flasin vetë për këdo që dëshiron që të shikojë dhe mendojë. Revolucion imagjinar me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen”, tha Rama.

Ai shtoi se do t'i kërkojë gjykatës gjermane  që të zbardhet e vërteta e përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane Bild.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017352104187012