INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndanin kokainë në Tiranë, por shihni sesi policia shtrin në tokë trafikantët [VIDEO]

Shpërndanin kokainë në Tiranë, por shihni sesi policia shtrin në tokë trafikantët [VIDEO]

Publikuar më: 10:17 08-05-2018

Policia e Tiranës ka arrestuar një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Në operacionin e koduar “Avangarde”, janë sekuestruar 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

Policia e Shtetit po ashtu ka shpërndarë edhe një video ku duken momentet e arrestimit të trafikantëve.

Gjatë operacionit “Avangarde”, u arrestuan në flagrancë:

– Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë
– Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë
– Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë
– Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë

4 personat e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715