INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndanin Heroinë në gjimnaze, arrestohen tre të rinj midis tyre edhe një vajzë

Shpërndanin Heroinë në gjimnaze, arrestohen tre të rinj midis tyre edhe një vajzë

Publikuar më: 11:35 25-05-2018

Tre persona kanë rënë në pranga të policisë pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme të kryeqytetit. Policia ben me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Enri Manaj, 35 vjeç, Marjus Filipi, 34 vjeç dhe Gloria Hasaj, 26 vjeçe. Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e “Dibrës” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetases Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë e ndarë në porcione gati për tu shitur. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enri Manaj (në të cilën ndodhej shtetasi Marjus Filipi dhe shtetasia e huaj filipinase C. M.), u gjetën dhe u sekuestruan 39 doza lënde narkotike e dyshuar Heroinë. Mbi tre të rinjtë e arrestuar po kryehen veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096