INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS

Shpejtësia e internetit në Shqipëri e dobët! Faktorët...[VIDEO]

Publikuar më: 11:46 20-10-2017

Interneti tashëm është një domosdoshmëri në çdo vend punë apo banesë. Jo në pak raste na pengon të kryejmë punët në kohë, pasi ngadalësohet apo bllokohet. E kjo është një e vërtet, që ka marrë dhe vëmendjen e britanikes The Independent, ku një studim tregon se në Shqipëri shpejtësia e interneti është më e dobëta në rajon, ndërsa në botë renditemi në vedin e 78-të. Shqiptarëve, sipas të dhënave, u nevojiten për të shkarkuar një film HD nga interneti, mesatarisht 3.65 orë.
Me shpejtësinë më të madhe në rajon është Serbia, e renditur dhe e 41 në botë, ndjekur më pas nga Maqedonia e 59, më pas Mali i Zi i 71-ti.
Po interneti i dobët sipas ekspertë ndikon negativisht për investitorë, kryesisht tek ata që merren me telekomunikacion. Ndërsa shkaqet se përse kemi nivele kaq të ulët të shpejtësisë së internetit janë kushtet e dobëta të biznesit si dhe PBB që e kemi të ulët.
Koreja e Jugut është vendi me shpejtësinë më të lartë në botë të interneti dhe 8.9 më e lartë se në SHBA. Norvegjia renditet e dyta dhe më pas vijnë Suedia, Hong Kongu dhe Zvicra.

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00441217422485
    array(1) { ["section"]=> string(58) "shpejtesia-e-internetit-ne-shqiperi-e-dobet-faktoret-39458" }