INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpallet mesataria minimale për pranimet në universitete

Shpallet mesataria minimale për pranimet në universitete

Publikuar më: 12:44 20-04-2017

Meqë një vit më parë disa degë në fakultete mbetën me pak studentë të rinj me sa duket kjo do ketë qënë arsyeja, që Qeveria ka vendosur që të mos rritë mesataren minimale për tu pranuar në Universitet.
Pra mesatarja minimale për tu pranuar në Universitet do jetë përsëri 6.
Sipas VKM: “Kanë të drejtën të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë kandidatët që kanë përfunduar me sukses nivelin e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.
Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare minimale për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2017-2018, të jetë 6."

Nota mesatare për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:
a)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit  në  arsimin e  mesëm të lartë.
b)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës/Maturës Shtetërore.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715