Pasi e imiton, Beatrix bën edhe këtë për Noizy-n [VIDEO]

May 16, 2017

Imitimi që Beatrix i bëri Noizy-t në  spektaklin “Your Face  Sounds Familiar”  ishte aq perfekt saqë nuk mund të mos vihej re edhe nga vetë reperi i cili dha pëlqimin e tij.

Më pas kjo u pasua me një status të këngëtares dedikuar 30 vjeçarit të cilin e quante shembull dhe e falenderonte për muzikën e mirë. Kaq mjaftoi që ndjekësit të hamendësonin se Trixa dëshironte të bëhej anëtarja më e re e grupit OTR, duke sfiduar kështu edhe ish mikeshën Encën. Ajo vetë ende nuk e ka pranuar diçka të tillë, megjithatë veprimi i fundit flet ndryshe. Mbrëmjen e së shtunës Noizy mbajti koncertin e radhës në një nga clubet e Tiranës dhe  Beatrix ishte aty…për ta ndjekur dhe shijuar performacën e tij. Jo vetëm kaq, këngëtarja ka kënduar thuajse çdo këngë të reperit atë natë. Të jetë kjo një shenjë e dëshirës së saj për t’u bërë një OTR apo thjesht për një bashkëpunim me Noizyn? /intv.al/ 

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll