Noizy në një xhiro romantike me...[FOTO]

Mar 20, 2017

Jo çdo gjë është vetëm punë, punë dhe aspak qejf për Noizy-n.


Ai është një ndër reperat më të suksesshëm shqiptar dhe axhenda e tij është gjithmonë e mbingarkuar, por Noizy sigurohet të kalojë edhe disa momente relaksi. Këtë herë ai ka zgjedhur Venecian, të paktën këtë kuptojmë nga postimet e tij në Instastory. Të shkosh në Venecia dhe mos të bësh xhiro me gondola është e pazakontë dhe Noizy nuk mund ta bënte këtë gabim.
Një xhiro me gondola është gjithmonë romantike, sidomos në një qytet si Venecia. A thua vallë të ketë qenë i shoqëruar me ndonjë femër, apo është thjesht atje për ndonjë koncert. Këtë do e mësojmë nga postimet e tjera ndoshta!

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll