The Weeknd kopjon Drake, ja çfarë surprize i ka bërë Selenës [FOTO / VIDEO]

Mar 20, 2017

Nëse keni pikën më të vogël të dyshimit se lidhja e The Weeknd dhe Selena Gomez nuk do të funksionojnë, ata të dy çdo ditë e më shumë na vërtetojnë të kundërtën.

Selena dhe Abel janë ribashkuar këtë fundjavë në qytetin e këngëtarit kanadez, Toronto pasi kanë kaluar disa ditë larg njëri-tjetrit, pas turit muzikor në Europë të The Weeknd. Udhëtimi i tyre përfshinte një vizitë në Akuariumin Ripley, vizitë të cilën 26 vjeçari e dokumentoi të gjithën në Instagram.

Nëse kthehemi prapa në kohë, kujtojmë që reperi kanadez Drake, ka shkuar në të njejtin vend me Rihanna-n kur ata kishin diçka me njëri-tjetrin.  Të ketë kopjuar champagnepapi-n vallë apo thjesht i ka kërkuar një opinion si ta bëjë të ndihet mirë të dashurën e tij. 

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll