Rozana Radi shpërthen në lot livë ne emision, flet për herë të parë për marrëdhënien me partnerin

Mar 20, 2017

Rozana Radi është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar në lidhje me jetën e saj private, por sot për herë të parë ka thyer akullin.

E ftuar në studion e Rudina Magjistarit, ka shuar kureshtjen sa i takon lidhjes së saj shumë vjeçare. Gjatë emisionit Rozana ka thënë se partneri i saj punon në prokurori, por nuk është prokuror. Këngëtarja rrëfen se pret një propozim për martesë që deri tani nuk e ka marrë. Rozi po ashtu ka pranuar se është në një lidhje me oficerin gjyqësor prej 4 vitesh. “Ka sens humori, është 70 % si babai i saj, më kujton babain” ka thënë Rozi.  

Fituesja e ‘Këngës Magjike’ në një moment të intervistës, është surprizuar nga motra e saj Andeta.

Ajo ka realizuar një video ku ka kujtuar çdo moment të rëndësishëm të jetës së tyre, nga fëmijëria e deri tek humbja e prindërve brënda një hapësire të shkurtër kohe. “Shtëpia jonë ishte gjithmonë e mbushur dhe papritur ti mbete vetëm. Megjithatë, jo vetë, pasi unë do jem gjithmonë krah teje”, ka thënë Andeta duke bërë që këngëtarja të emocionohej e të qante në studio.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll