Më në fund! Kendall Jenner rrëfehet mbi operacionet plastike

Jan 12, 2017

Më në fund deklarohet dhe motra më “e urtë” e klanit Kardashian-Jenner.

Shpeshherë është diskutuar se ashtu si motrat e saj, as ajo nuk i kishte rezistuar tundimit për të bërë operacione plastike. Kendall më parë thjesht kishte refuzuar të deklarohej mbi këto zëra, por tashmë duket se thjesht nuk ka duruar dot më. Ajo po i quan fjalët që qarkullojnë vërdallë si “thashethemet më të mërzitshme”. Bukuroshja 21 vjeçare ka thënë se jo vetëm se nuk do të kishte fare nevojë por “si modele nuk ka kuptim që të bëj diçka të tillë, nuk mundem që të rindërtoj fytyrën time”. Pavarësisht se për të flitet gjithë kohës dhe gjithëfarëlloj gjëra, këtë herë duket se Kendall është prekur nga fjalët e mediave. Ajo përfundoi duke thënë se “gjithçka është e çmendur pasi ndjehem sikur ndonjëherë njerëzit thjesht duan që unë të humbas”. Shumë e ndjeshme, tepër po të mendosh që ajo është një Kardashian-Jenner.

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll