INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shorti për institucionet e Vettingut përplas PD dhe PS

Shorti për institucionet e Vettingut përplas PD dhe PS

Publikuar më: 17:30 06-12-2017

Një tjetër përplasje mes shumicës dhe opozitë shfaqet në kuvend. Beteja e radhës ka të bëjë me hedhjen e shortit për institucionet e reja të Vettingut. Zyra e shtypit e kuvendit njoftoj hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa zyrtarizoi kandidatët, kuvendi thotë se hedhja e shortit do të zhvillohet të enjten. Por kjo iniciativë e kuvendit ka sjellë reagimin e ashpër të opozitës. Nëpërmjet një letre drejtuar krerëve të shtetit por dhe trupit diplomatik, kryetari i grupit Edmond Spaho, thotë se nisma e kuvendit është antikushtetuese. Për opozitën shumica po ndryshon rregullat e lojës me një qëllim të vetëm, kapjen e institucioneve të drejtësisë.
Letra e PD:
Për hedhjen e shortit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë. Ndryshimi i paligjshëm i rregullave të lojës në mes të procesit, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës. Ndryshimi i këtyre rregullave, për shkak të përshtatjes me vullnetin e njëanshëm të mazhoracës, përbën haptazi tentativë për të ndikuar në përbërjen e KED-së, me qëllimin final, garantimin e kontrollit politik nga mazhoranca mbi këtë organ të pavarur kushtetues.
Në letrën e opozitës thuhet se anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë nuk mund të zgjidhet pa ngritjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP. Në këto kushte demokratët kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të proçedurës antikushtetuese të hedhjes së shortit, që është parashikuar të zhvillohet mëngjesin e së enjtes.

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818