INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon Damiano i Big Brother, u dërgon të ''4 dashnoreve'' të tij këtë mesazh [FOTO]

Shokon Damiano i Big Brother, u dërgon të ''4 dashnoreve'' të tij këtë mesazh [FOTO]

Publikuar më: 15:34 14-02-2018

Damiano Agalli është një ndër personazhet më të komentuar nga mediat rozë. Fama e tij “mori dhenë” menjëherë pasi ai u bë pjesë e Big Brother Albania. Shkathtësia dhe mënyra e komunikimit që e karakterizonin kur fliste, e bënë shumë të dashur për publikun.

Veçanërisht femrat janë fanset e tij më të zjarrta, këtë gjë e ka vërtetuar edhe vetë Damiano ditën e sotshme, me anë të një postimi në Instastory ai ka nxjerrë një sekret nga ‘inboxi” i tij. Ajo që bie në sy është urimi që ai u ka bërë të dashurave të tij me rastin e ditës së “Shën Valentinit”.

81800-640-0-5a8422f1dfdf5.jpg

Edhe pse ai e ka mohuar vazhdimisht një lidhje dashurie, sot për Shën Valentin ai ka zbuluar se ka jo 1, por 4 të dashura të cilave i ka çuar të njëjtin mesazh.

"Dashnore 1, dashnore 2, dashnore 3, dashnore 4", i ka shënuar Damiano emrat e tyre. "Zemër gëzuar Shën Valentinin. Të kam gjënë më të çmuar në jetë. Të dua vetëm ty", i shkruan Damiano.

brenda_lajmit.jpg

 

Gjithsesi ky mesazh mund të ketë qenë një shaka nga ana e tij, por edhe nëse nuk ka qenë shaka nuk na ngelet veçse t’i urojmë suksese.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869