INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodra bëhet gati ta presë Ramën me vezë dhe…[VIDEO]

Shkodra bëhet gati ta presë Ramën me vezë dhe…[VIDEO]

Publikuar më: 10:41 14-04-2018

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një vizitë në qytetin e Shkodrës, ku temë diskutimi do të jetë dhe vendosja e TVSH-së tek biznesi i vogël, një temë që ka ngjallur tepër debate mes palëve politike.

Kryeministri Rama do të jetë në mesditë në një panel me bizneset e vogla për të diskutuar për TVSH, gjatë Panairit të parë Rajonal të Punës për Shqipërinë.

Po sot biznesi i vogël do të ketë protestën e dytë 1 orëshe, kundër vendosjes së TVSH-së. Partia Demokratike ka lajmëruar se do të jetë përkrah tyre së bashku me aleatët e tjerë opozitarë.

Ndërsa në një postim në rrjetin social Facebook deputeti Bardh Spahia shprehet se Shkodra do ta presë Ramën me patate e jo vetëm

“Shkodra përgatitet të presë kryeministrin Edvin Rama”- thekson Spahia teksa publikon dhe një video ku shfaqet një tregtar, i cili ankohet mbi situatën.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658