INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkencëtarët zbulojnë Wi-Fi i cili konsumon 10,000 herë më pak energji

Publikuar më: 18:18 01-03-2016

Një ekip shkencëtarësh dhe ixhinierësh elektrikë nga Universiteti i Uashingtonit kanë zbuluar një version super efikas të Wi-Fi i cili konsumon 10,000 herë më pak energji sesa paisjet aktuale.

Ekipi ka publikuar edhe një dokument i cili verteton rezultatin e arritjeve të tyre i cili do të prezantohet në simpoziumin USENIX gjatë muajit Mars. Wi-Fi pasiv, ashtu siç sugjeron emërtimi është pjesërisht pasiv sepse shfrytëzon valët aktuale radio nga një burim i jashtëm duke e reflektuar sinjalin pas me të dhënat e saj.

Kjo teknologji e re funksionon pothuajse njëlloj siç funksionojnë çipet RFID. Wi-Fi pasiv është terësisht i përshtatshëm me rrjetet aktuale Wi-Fi dhe arrin të mbajë të dhëna deri në 11 megabit në sekond në një distancë prej 30 metër.

Kjo teknologji e re mund të përdoret lehtësisht në paisje të cilat shfrytëzojnë Bluetooth dhe teknologji të tjera me konsum të ulët për të transferuar të dhëna. Sensorët e Internetit të Gjërave(IoT) padyshim do të ishin përfituesit më të mëdhenj.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227