INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkenca dhe fëmijët

Shkenca dhe fëmijët

Publikuar më: 12:15 05-07-2018

Shkenca ka vërtetuar dhe vazhdon të rikonfirmojë që në fillim të jetës, fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj ndikimeve mjedisore. Ndikimi i mjedisit mud të jetë pozitiv ose negativ. Kjo gjë është në “dorën” e të rriturve pranë fëmijës, të mënyrës së sjelljes së tyre dhe edukimit që ata i ofrojnë. Gjithashtu ndikimi mjedisor, mund të tamponojnë efektet e vulnerabilitetit gjenetik ose ti zhvillojë ato. Kërkimet dhe studimet e kombinuara të neuroshkences dhe gjenetikës molekulare kanë dhënë argumenta të pakundërshtueshme për këtë të vërtetë të ndikimit të mjedisit në periudhën e fëmijërisë. Prandaj duhet hequr “dorë” nga praktikat e edukimit të trajtuarit e fëmijës si “i vogël” që “nuk merr vesh”, por të trajtohet si njeri që është dhe duhet ndihmuar me durim të përvehtësoë njerëzoren që në fillim të jetës. Për tu bindur që fëmija mëson që fillimet e jetës, mjaft të kujtojmë që fëmija mëson të marrë frymë dy javët e para të jetës. Fillimisht fëmija e thith si ajrin ashtu edhe qumështin, i duhen dy javë duke vëzhguar nënën dhe mëson frymëmarjen, nuk e thith më si qumështin, të paktën kështu thonë shkencëtarët. Prindër përpiquni ti ndihmoni fëmijët që në fillimet e jetës. Flisni dhe luani me ta edhe pse ju duken si të përgjumur apo shumë të vegjël.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0035262107849121