INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet kreu i AKU për sigurinë ushqimore? Shehu mohon për IN Tv

Shkarkohet kreu i AKU për sigurinë ushqimore? Shehu mohon për IN Tv

Publikuar më: 10:11 01-09-2016

Isuf Shehu nuk është më Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së. Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë, por që nuk është zbardhur ende në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Në media raportohet se shkak për shkarkimin e zotit Shehu është pikërisht siguria ushqimore, por që ky argument është hedhur poshtë nga ish drejtori i AKU-së, në një prononcim për IN TV. Në një bisedë telefonike për In Tv, Isuf Shehu thotë se ende nuk ka në dorë shkresën për shkarkimin e tij, ndërsa thekson se puna në drejtimin e këtij institucioni ka qënë kolosale përgjatë këtyre muajve. Që prej muajit shkurt, kur Isuf Shehu erdhi në krye të AKU-së, ai thotë se janë vendosur standartet europiane në tregje dhe është rritur siguria ushqimore.
Isuf Shehu:
“Gjatë punës time që prej marrjes së drejtimit të AKU-së, janë standartizuar tregjet, janë standartizuar inspektimet. Mund të them me bindje se janë vendosur nivelet e Bashkimit Europian në standartizimin e tregjeve.
Thertoret për herë të parë janë me standarte. Kemi patur një platformancë shumë të mirë menaxhimi, pavarësisht rrezikut të madh nga Dermatoza nudelare. Kemi për herë të parë nivel kordinimi mes institucioneve, me Ministrinë e linjës si dhe me njësitë e qeverisjes vendore.
Kemi patur një performancë shumë e mirë për të standartizuar tregjet, sidomos të kafshëve të gjalla.
Ende nuk e kam në dorë shkresën për shkarkimin tim, dhe as nuk është në faqen zyrtare të Këshillit të ministrave.
Nuk mund të them nëse shkarkimi im është për arsyeje politike apo diçka tjetër, gjithçka do e them në momentin që të më vijë shkresa në dorë. Sa për arsyet që jepet në media, se shkak për shkarkimin tim është pasiguria ushqimore, unë mund të them me bindje se në këto muaj është bërë një punë kolosale në këtë drejtim, aq sa nuk është bërë në 5 vitet e fundit sëbashku”.

Article Logic
Execution time: 0.0031719207763672