INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkak për Alzaimer transfuzioni i gjakut. Proteina fajtore u transmetua nga një procedurë e ndaluar

Shkak për Alzaimer transfuzioni i gjakut. Proteina fajtore u transmetua nga një procedurë e ndaluar

Publikuar më: 13:30 14-12-2018

Një lloj i transfuzionit të gjakut që tani është i ndaluar, i cili u përdor në botë deri në vitet 1980, mund t'i ketë dhënë njerëzve Alzheimer. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri i kryer nga Kolegji Universitar i Londrës. Midis viteve 1958 dhe 1985, fëmijëve me anomali në trup në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar u janë dhënë hormoneve të marra nga kufoma për të ndihmuar rritjen e tyre. Por në fillim të viteve 1980, pati një shpërthim global të sëmundjes Creutzfeldt-Jakob (CJD), një çrregullim fatal neurologjike nga e cila vdiqën 200 persona. Ky çrregullim u shkaktua nga transfuzionet e gjakut. Teknika u ndalua në vitin 1985, dhe u zëvendësua me hormone sintetike. Studiuesit kanë monitoruar të mbijetuarit për efektet e tjera anësore të transfuzionit.  Studimi paraqet dëshmi të reja për një teori popullore se teknika krijoi proteinat amiloide në trurin e të mbijetuarve duke i hapur rrugën Alzaimerit. Ekipi hulumtues i dha hormonet minjve dhe brejtësit zhvilluan shenja të sëmundjes brenda një viti. Sëmundja mendohet se ndodhë kur nivelet e larta të 'fara amiloide' shkaktojnë dëme të pakthyeshme në qelizat nervore. Në trurin e një pacienti të Alzheimer, nivelet anormale të amyloideve grumbullohen së bashku për të formuar pllakat që mbledhin midis qelizave nervore dhe prishin funksionin e tyre. Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës dhe prek më shumë se 520,000 njerëz në Britani të Madhe dhe rreth 5.7 milion pacientë janë të regjistruar në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0031750202178955