INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shiu pushoi! Po mos u gëzoni para kohe

Shiu pushoi! Po mos u gëzoni para kohe

Publikuar më: 11:26 17-05-2019

Dita sot ka nisur me mot të mirë dhe me diell. Pas dy javësh shi me gjyma rikthet dielli. Po mos u gëzoni para kohe, pasi në orët e drekës situata do të ndryshojë. Sipas sinoptikanëve moti këtë mëngjes që nisi me kthjellime dhe vranësira mesatare do na gëzojë vetëm për pak orë, pasi në mesditë do të pasohen nga reshje shiu, të cila do të jenë në formën e stuhive.

Ndërsa era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet dhe valëzimi i forcës së erës do të jetë me lartësi vale 1.0–1.5 metër në det të hapur.
Po ndryshe nga ditët e mëparëshme temperaturat do të jenë në rritje duke shkuar maksimalja deri në 23 gradë.


Temperaturat e detajuara min dhe max:

-Zonat malore 8/19°C
-Zonat e ulëta 10/23°C
-Zonat bregdetare 11/23°C

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627