INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shikoni “binjakët” e VIP-ave shqiptarë, ngjashmëri e frikshme! [FOTO]

Shikoni “binjakët” e VIP-ave shqiptarë, ngjashmëri e frikshme! [FOTO]

Publikuar më: 17:40 09-05-2017

E keni pyetur ndonjëherë veten si do të ishte po të gjenit klonin tuaj, sepse këta “vip”-a  e kanë gjetur binjakun e tyre, ngjashmëri e frikshme…

Ka shumë persona në këtë botë që kanë ngjashmeri me njëri-tjetrin , disa kane lindur binjakë me vëllain apo motrën e tyre por këta personazhe njihen me njëri-tjetrin ose mund të mos kenë kontakt fare, shkruan intv.al. Ajo që vlen të thuhet eshte se ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Emisioni “Fun Day” në IN Tv me moderatore Fatma Methasani “gjeti” binjakun e këtyre personazheve. Dhe në fotot më poshtë do shikoni këtë ngjashmëri të frikshme mes tyre./intv.al/

1)Noizy dhe “Binjaku” i tij

Ai quhet Mondi, jeton në Gjermani dhe është pa dyshim një fans i OTR, e ndoshta nga tani, edhe një prej tyre. Mondi duke qenë një fans i  flaktë i Noizyt,  ka qenë i pranishëm në disa koncerte të reperit, aty ku edhe ka takuar edhe idhullin e tij.

noizy_fansi.jpg

 

2)Rita Ora dhe “Binjakia” e saj

Ajo njihet si Golden Barbie por emrin e vërtetë e ka Jasmine Sanders. Ajo është ndër femrat më të bukura dhe në Instagramin e saj ka 2.3 milion ndjekës. Shumica e fansave në çdo foto të sajën komentojnë se duket identike si këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Ato vërtetë duken identike dhe ndonjëherë mendon se kush është njëra e kush është tjetra.Të dyja janë bjonde edhe të dyja janë seksi. Tek fotoja do shikoni ngjashmërinë e madhe mes tyre.

rita_golden.jpg

 

3)Almeda Abazi dhe Ilda Abazi.

Ilda Abazi është motra e Almedës, edhe pse diferencë në moshë motrat duken sikur të jenë binjake.

ilda_almeda.jpg

 

4)Olta Gixhari dhe Era Rusi

Ngjashmëria mes Olta  Gixharit dhe Era Rusit është shumë e madhe, dhe gjithmonë është përfolur për ngjashmerinë mes tyre.

olta_era.jpg

 

5)Adrian Gaxha dhe Massari.

Jo vetëm në prodhimin e hiteve por edhe në pamjen e tyre ata kanë shumë ngjashmëri, fotoja më poshtë e tregon më së miri, shkruan intv.al

massari_adrian_gaxha.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824