INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shiko shiko, paska puthur një vajzë në buzë dhe tani e morëm vesh, kush është ajo?! Luanës i rritet rroga, ja sa paguhet tani [FOTO]

Shiko shiko, paska puthur një vajzë në buzë dhe tani e morëm vesh, kush është ajo?! Luanës i rritet rroga, ja sa paguhet tani [FOTO]

Publikuar më: 10:53 10-06-2018

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara në shtypin rozë dhe shumë e dashur për publikun. 

Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Xing me Ermalin” dhe së bashku me moderatorin e të ftuarin special Bujar Qamilin, luajtën lojën "Ndaje ose haje", lojë të cilën këngëtarja dhe moderatorja e bënte sezonin e kaluar në "Shiko kush luan". Rregulli i lojës konsiston në ngrënien e një ushqimi të shpifur nëse nuk i përgjigjesh pyetjes. Kur erdhi radha e Bujar Qamilit ai e pyeti Luanën: "A ke puthur ndonjëherë ndonjë femër?". "Atë vajzën që e putha në fillim të emisionit", tha Luana.

annaaa.jpg

 

"Jo, jo puthje në buzë", i tha Bujari ndërsa Luana insistonte të shihte si ishte në të vërtet pyetja. "Po e kam puthur një vajzë, atë vajzën nga publiku", u shpreh Luana.

Pak muaj më parë, gjatë një loje në emisionin e saj një prej të ftuarve e pyeti sa e ka rrogën, pyetje të cilës, moderatorja iu përgjigj duke thënë vetëm shifrën e parë e duke lënë të aludohej sa zero vijnë pas. “Një 5-she po sa zero nuk po e them”, u shpreh Luana atëherë. Sot në “Xing me Ermalin”, moderatori i nxori para Luanës nga 50 lekëshi, 5 mijë lekëshi, 50 mijë lekëshi, 500 euro e deri tek tufat me lejla. E fundit ishte një tufë prej 5 milion eurosh, por as kjo shifër nuk iu afrua rrogës së Luanës. “Je mbrapa, kemi arritur tek 8-shi”, u shpreh Luana.

“Ishte një shaka”, shtoi në fund ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0029160976409912