INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni sesi presidenti i Zimbabeve i shpëton atentatit, dhjetëra të plagosur [VIDEO]

Shihni sesi presidenti i Zimbabeve i shpëton atentatit, dhjetëra të plagosur [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 23-06-2018

Një shpërthim ka ndodhur në një stadium në qytetin Bulaëayo të Zimbabeve, në kohën që Presidenti Emmerson Mnangagwa ishte duke marrë pjesë në një tubim në kuadër të fushatës zgjedhore.

Media vendase, 'Zimbabve Herald' njoftoi të shtunën se presidenti nuk është lënduar dhe është evakuuar nga stadiumi, ku ai kishte folur me mbështetësit përpara votimeve që do mbahen muajin e ardhshëm. Por dhjetra persona mbetën të plagosur.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ndodhi kur Mnangagwa sapo kishte përfunduar fjalimin e tij dhe po largohej nga podiumi.

TV shtetëror menjëherë e ndali transmetimin e tij.

Mnangagwa mori pushtetin në nëntor 2017 pasi rrëzoiRobert Mugabe, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen pas ndërhyrjes ushtarake.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883