INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra marramendëse, 850 mln lekë për kabinetin qeveritar Rama 2

Shifra marramendëse, 850 mln lekë për kabinetin qeveritar Rama 2

Publikuar më: 15:04 09-10-2017

Qeveri e vogël. Ky ishte zotimi i Kryeministrit Edi Rama menjëherë pasi qytetarët shqiptarë i besuan të vetëm timonin e qeverisjes së vendit. Por rreth një muaj pasi u ndërtua qeveria e re, Rama plotësoi kabinetin qeveritar me zëvendës ministrat. Në Asamblenë Kombëtare të socialistëve u prezantuan 33 zëvendës ministrat e rinj, të cilët do të asistojnë në realizimin e objektivave të 13 ministrave, ndërsa u prezantuan edhe projektet e 100 ditëve të para të qeverisjes së re.
E tashmë tabloja është e plotë në kabinetin qeveritar, por sa ju kushton kjo qeveri taksapaguesve shqiptarë çdo muaj?
“Përmes një përllogaritje të thjeshtë rezulton se në total shteti shqiptar derdh çdo muaj me përafërsi 70 milion lekë (7.064.483 lekë) për kabinetin e ri qeveritar “Rama 2”, shkruan newsbomb.al.
Më poshtë, ju sjellim tabelën dhe përllogaritjen për secilën kategori, për të kuptuar sa shkon në total paga e secilit drejtues.
Kryeministri paguhet 228,730 lekë në muaj
Zvendëskryeministri rreth 190. 000 lekë në muaj
Një ministër paguhet 160.800 lekë në muaj (13*160.800=2.090.400)
Një zv.ministër 138.041 lekë në muaj (33*138.041 =4.555.353)
Nga një përllogaritje e thjeshtë përgjatë një viti shqiptarët do të paguajnë rreth 850 lekë vetëm për kabinetin qeveritar Rama 2.

Article Logic
Execution time: 0.0030670166015625