INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri me Wandan dhe kontratë si e Juventusit, ja si Icardi pranoi të transferohej te PSG

Sherri me Wandan dhe kontratë si e Juventusit, ja si Icardi pranoi të transferohej te PSG

Publikuar më: 16:01 03-09-2019

Mauro Icardi iu bashkua dje në orët e fundit të merkatos PSG-së duke braktisur Interin me polemikash pa fund. Por për të firmosur me klubin francez nuk ishte dhe aq e lehtë për argjentinasin.

Mediat italiane, raportojnë se Icardi nuk ishte i bindur që të largohet nga Interi, dhe mbrëmjen e së dielës, ai ka pasur një debat me Wanda Narën. Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e futbollistit i ka kërkuar Icardit që të largohet nga Interi, por ky i fundit ka refuzuar fillimisht.

Pas një debati të gjatë, ka pranuar mëngjesin e djeshëm që të largohet duke u bashkuar kështu me PSG-në. Ai do të përfitojë 7 milionë euro. ndërkohë që me bonuse dhe në rast se parisienët blejnë përfundimisht kartonin e tij, do ta paguanin 8 milionë euro. Të njëjtën shifër, Icardit ia kishte ofruar edhe Juventusi por Interi refuzoi shitjen e tij. Mediat italiane, raportojnë se Icardi ka marrë garanci nga PSG se do të jetë pjesë deri në vitin 2024.

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006