INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr me armë zjarri në Elbasan, 25-vjeçari hedh armën dhe i ikën policisë

Sherr me armë zjarri në Elbasan, 25-vjeçari hedh armën dhe i ikën policisë

Publikuar më: 13:41 01-07-2018

Një konflikt me armë mes të rinjve në Elbasan ka rrezikuar të shkaktonte viktima, por policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur fundin tragjik.

“Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, ka një konflikt mes dy të rinjëve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku shtetasi Enea Verushi, sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi”, njofton policia.

“Nga veprimet e kryera nga Grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Enea Verushi, 25 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuesi”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri , shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues, në Elbasan. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip “Pushkë”, dhe 7 fisheke”, sqarojnë më tej Blutë e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” “Prishja e qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” të parashikuar nga nenet 84, 274, dhe 278, të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887