INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenmue 3 po vjen dhe ka një surprizë...

Shenmue 3 po vjen dhe ka një surprizë...

Publikuar më: 11:42 02-07-2018

Shenmue është një ndër seritë më të hershme të videolojrave. Kur u lançua në vitin 1999 u bë menjëherë loja më popullore e kohës. Sot ky titull ka nisur deri diku të harrohet dhe madje individët e lindur pas vitit 2000 as që kanë dëgjuar ndonjëherë për Shenmue. Për të ringjallur përsëri këtë titull duket se ka menduar Sega, që është dhe publikuesi origjinal i lojës. Kompania japoneze ka konfirmuar që Shenmue 3 do të vijë diku nga mesi i vitit që vjen dhe do të publikohet si fillim për Sony PlayStation dhe Microsoft ëindoës. Xbox nuk është përmendur akoma, por ama pritet që loja të zhvillohet dhe për këtë platformë. Surpriza që Shenmue ka për lojtarët është mjaft e çuditshme mund të themi.Videoloja do të kërkojë mbi 100gb hapsirë për t'u instaluar, por kërkesat e tjera nuk janë aspak ato që priteshin. Për të luajtur në high settings kërkohen këto parametra krejt modest le të themi: Intel Core i5 2400 dhe Nvidia Gtx 650. Tituj të vitit 2014 kanë pasur të njejtat kërkesa, gjë që na bën skeptik për cilësinë vizuale të publikimit të ardhshëm të Sega.

Article Logic
Execution time: 0.0032758712768555