INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat që ai ju do me të vërtetë!

Shenjat që ai ju do me të vërtetë!

Publikuar më: 16:15 12-06-2018

Pritshmëritë mbi dashurinë e vërtetë, falë filmave të Disney dhe jo vetëm, tashmë janë tepër të larta.

Dashuria është një temë shumë e gjerë, me shumë komplikime, por mbetet ndienja më e bukur që të gjithë kërkojnë në këtë botë ku ndienjat sa vijnë e po nënvlerësohen.
Për ju gocat me fiksime, këto janë shenjat që ai ju do dhe ndoshta jeni në rrugën e duhur.

Ai tregon respekt
Ky është themeli për gjithçka që vijon. Nëse një burrë nuk e respekton gruan me të cilën ai është - nëse e sheh atë pak më shumë se një objekt për të përmbushur fantazitë e tij ose ta bëjë atë të ndjehet i kërkuar - ai nuk e do atë. Ai mund të çmendet pas saj - por nuk e do atë.

Ai është i ndershëm
Por kur një burrë me të vërtetë e do një grua, ndërshmëria nuk duhet të diskutohet. Ai do t’i qëndrojë kësaj vlerej, edhe nëse dikush e tërheq atë në drejtim të kundërt.

Ai i kujton gjërat e rëndësishme
Kur njeriu është në dashuri, gjërat kyçe të partnerit të tij nuk i ikin kurrë kujtesës së tij. Ai kujton se çfarë lloj kafeje ajo pëlqen dhe cila është kënga e saj e preferuar. Sigurisht, ai kujton ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e tyre.

Ai përpiqet të jetë një person më i mirë
Kur një njeri është në dashuri, ai me të vërtetë dëshiron të bëhet një person më i mirë. Ai e di se partnerja e tij meriton aq shumë.

Ai do të luftojë
E vërteta është se ai burrë që është vërtet i dashuruar duhet të luftojë shumë për ta mbajtur atë pranë vetes.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879