INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shembja e banesave në Shkozë, Basha: Krim dhe barbari

Shembja e banesave në Shkozë, Basha: Krim dhe barbari

Publikuar më: 12:41 19-09-2017

Partia Demokratike ka reaguar ashpër nëpërmjet kryetari mbi atë që po ndodh në Shkozë. Kreu i selisë Blu Lulzim Basha e ka cilësuar si krim dhe barbari, ndërsa ka kërkuar të ndalet prishja e banesave deri në momentin që të sigurohet strehimi i 153 familjeve.

Njoftimi i PD:
“Krim dhe barbari në Shkozë! 153 familje nxirren me forcë nga shtëpitë e tyre në mes të katër rrugëve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronësim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues! Duke dënuar me ashpërsi këtë krim çnjerëzor, ju bëj thirrje forcave të rendit të ndalin menjëherë keqtrajtimin e bashkëqytetarëve të tyre që po mbrojnë strehën familjare. Të ndale prishja e shtëpive pa siguruar asnjë perspektivë strehimi për 153 familje. Të shqyrtohet rikthimi të projekti fillestar i rehabilitimit të Lanës i cili parashikonte prishje minimale përkundër shpronësimit me vlerë tregu. Ndal barbarisë, dhe verbërisë ndaj fateve të njerëzve!

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721