INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, hyn në restorant i zhveshur dhe vret 5 persona, ku shkoi vrasësi…

SHBA, hyn në restorant i zhveshur dhe vret 5 persona, ku shkoi vrasësi…

Publikuar më: 12:45 23-04-2018

Një person tërësisht i zhveshur ka hyrë në një restorant në qytetin Nashville në Tenesi të SHBA-së dhe ka vrarë 5 persona.

Autoritetet lokale raportuan se një burrë hyri në restorantin në zonën Antiok të qytetit dhe hapi zjarr mbi klientët dhe stafin me një armë gjysmë automatike.

Katër persona të tjerë u plagosën. Mësohet se një prej klientëve u hodh mbi agresorin dhe mundi që t’i marrë armën nga duart diçka që solli edhe arratinë e shpejtë të të dyshuarit.

Policia është vënë në kërkim të tij dhe autoritetet publikuan një foto të një personi të identifikuar si 29-vjeçari Travis Reinking, të cilin nuk e konsideron të dyshuar, por njeri me dijeni për ngjarjen.

Policia tha se agresori kur hyri në restorant kishte veshur vetëm një xhaketë të gjelbër dhe asgjë tjetër.

Mësohet se xhaketën e hoqi në restorant para se t’ia mbathte që aty plotësisht i zhveshur.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877