INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA e BE: Vetingu eleminon korrupsionin, zbatojeni sa më parë

SHBA e BE: Vetingu eleminon korrupsionin, zbatojeni sa më parë

Publikuar më: 17:39 12-12-2016

Zbatmi i Vetingut do të jetë në hap i madh drejt eliminimit të korrupsionit të thellë në sistemin gjyqsor në Shqipëri. Ky është qëndrimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, menjëherë pasi Komisioni i Venecias publikoj opinionin e saj mbi ligjin e Vetingut. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat ambasadat e SHBA dhe BE kërkojnë që ligji i Vetingut tyë vihet në jetë sa më parë, në mënyrë që shqipëria të bëjë hapa pozitiv drejt antarësimit në familjen europiane.
Deklaratë e Ambasadës së SHBA:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut. Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin. Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.
Deklaratë e Ambasadës së BE:
“Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së mirëpritën përmbledhjen Amicus Curiae të Komisionit të Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare.

Ne presim që angazhimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrë të duhur. Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv. Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë. Progresi në këtë fushë është thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara”.

Article Logic
Execution time: 0.0056970119476318