INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA akuza të ashpra Rusisë: Bashkëpunim “brutal” në vrasjen e civilëve në Siri

SHBA akuza të ashpra Rusisë: Bashkëpunim “brutal” në vrasjen e civilëve në Siri

Publikuar më: 10:31 05-03-2018

Shtetet e Bashkuara akuzuan Moskën për bashkëpunim “brutal” në vrasjen e civilëve në enklavën Guta Lindore të Sirisë, duke thënë se avionët rusë hedhin bomba në kundërshtim me armëpushimin e Kombeve të Bashkuara. Ashtu siç pritej Shtëpia e Bardhë ka reaguar si asnjëherë më parë duke e akuzuar ashpër Moskën për mbështetjen e Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, gjatë shtatë vjetëve luftë në Siri. “SHBA dënon ofensivën e vazhdueshme ushtarake që regjimi i Assadit, i mbështetur nga Rusia dhe Irani, po kryen kundër popullit në Gutan Lindore”, tha Shtëpia e Bardhë. Në deklaratë thuhet se avionët ushtarakë rusë janë nisur nga aerodromi Humajmim në Siri dhe kanë kryer së paku 20 misione bombarduese në ditë pranë Damaskut dhe në Guta, në periudhën 24-28 shkurt. “Rusia ka vazhduar të injorojë kushtet e armëpushimit të OKB-së dhe të vrasë civilë nën maskën e rreme të operacioneve kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministrja britanike, Theresa May, u dakorduan gjatë një bisede telefonike se Qeveria siriane dhe mbështetësit e saj rusë mbajnë përgjegjësi për “vuajtjet zemërthyera njerëzore” në Guta, bëri të ditur kabineti i kryeministres May.

Article Logic
Execution time: 0.0042569637298584