INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfidat e javës së 12-të në Kategorinë Superiore, Skënderbeu humb kreun, Teuta fitore spektakolare

Sfidat e javës së 12-të në Kategorinë Superiore, Skënderbeu humb kreun, Teuta fitore spektakolare

Publikuar më: 18:46 07-11-2018

Ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë Superiore ishin të mbushura plot surpriza dhe gola. Sfida mes Kamzës dhe Teutës u mbyll me rezultatin 1-3, ku durrsakët shënuan 3 gola për 9 minuta, me një përmbysje spektakolare.

 

Nga krahu tjetër Partizani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme, me rezultatin 2-0 dhe shkëputet në kreun e klasifikimit me 2 pikë nga Skënderbeu. Të kuqtë bënë detyrën në transfertën e Fushë-Krujës ndaj Kastriotit duke fituar 1-2 në një ndeshje që u zhbllokua edhe Jurgen Bardhi autori i të dy golave për Partizanin. Korçarët zhgënjyen këtë javë dhe u mundën në Laç, me dy gola të shënuar nga Shtubina dhe Gjoni. Një fitore e merituar nga kurbinasit me njëSkënderbe që luajti dobët dhe e kishte të vështirë të reagonte. Tashmë gara është përsëri e hapur dhe Partizani vazhdon bindshëm drejt titullit kampion.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004