INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfida me Turqinë, Panucci zbulon çfarë ndryshon në Kombëtare

Sfida me Turqinë, Panucci zbulon çfarë ndryshon në Kombëtare

Publikuar më: 11:25 17-03-2019

Kombëtarja shqiptare nis fushatën eliminatore më 22 mars me sfidën e “Loro Boriçit” ku do të presë Turqinë.

Trajneri i Kombëtares, ka dalë sot në konferencën e parë zyrtare për “Euro 2020”, ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij në listën kuqezi dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Gjatë fjalës së tij ai foli për të ardhmen duke thënë se është i hapur për afrimin e lojërave shqiptar pranë Kombëtares që luajnë në vende të huaja.

Çfarë do të shohim ndryshe në këto eliminatore?
Sa i takon qasje, patjetër duhet të ndryshojmë diçka. Por jo mënyrën e lojën, kjo nuk bëhet fjalë. Fatmirësisht kemi rikuperuar disa lojtarë. Ndaj diçka do ta ndryshojmë që nga ndeshja me Turqinë, mund të luajmë 4-3-3 ose 3-5-2, do ta shikojmë.

Thatë se do ta vazhdonim ku e lamë me Uellsin?
Ashtu kam thënë, por këtë do ta shohim. Ishte një ndeshje e mirë, por mos harrojmë sesa më shumë e hap skuadrën, kemi probleme.

Article Logic
Execution time: 0.0027589797973633