INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sezoni turistik. Hapen 26 qendra shëndetësore verore

Sezoni turistik. Hapen 26 qendra shëndetësore verore

Publikuar më: 14:54 06-06-2018
26 qendra shëndetësore do të jenë në shërbim të pushuesve përgjatë sezonit turistik. Prej ditës së sotme këto qendra nisin funksionimin duke ju ardhur në ndihmë pushuesve nëse do të kenë  komplikacione të ndryshme. Nga qyteti i Vlorës Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manistriliu, deklaroi se ato do të jenë të hapura çdo ditë të javës 24 orë. 
‘’Qendrat shëndetësore verore janë në shërbim  të pandërprerë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator.  Kemi vendosur  një standard të ri për këto qendra, të cilat do të ofrojnë kushte  dinjitoze për pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj që frekuentojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni ‘’ka thënë ministrja Manastriliu.
Sa i takon risive të këtij viti sipas Ministres së Shëndetësisë, në Dhërmi veç Qendrës  ekzistuese është ndërtuar edhe një qendër e re, ndërkohë dhe në Tale si një prej zonave me frekuentim të lartë nga pushuesit, për herë të parë ka nisur funksionimin një qendër e re me shërbim 24 orësh. Për mirëfunksionimin e këtyre qendrave, 119 mjekë dhe infermierë janë trajnuar për çdo emergjencë në zonat turistike nga Valbona deri në Ksamil. Këto pika shëndetësore janë pasjisur me medikamente dhe mjetet e nevojshme sidomos për problemet e tensionit të gjakut, zemrës, virozave stinore etj. 
 
ksaaaa.jpg
Qendra Shëndetësore Verore
Valbonë
Razem
Tamarë
Theth
Velipojë
Shëngjin
Tale
Gjiri i Lalzit
Currila
Durrës Plazh
Shkëmbi i Kavajes
Golem
Mali i Robit
Divjakë
Darëzes
Zvërnec
Vlorë  Plazhi Vjetër
 Radhimë
Drimadhes
Himarë
Qeparo
Borsh
Ksamil 1
Ksamil 2
Pogradec
Kala e Dodës
 
Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264