INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seriali juaj më i preferuar amerikan ”Breaking Bad”, tashmë do të vijë edhe me një film të ri

Seriali juaj më i preferuar amerikan ”Breaking Bad”, tashmë do të vijë edhe me një film të ri

Publikuar më: 22:02 07-11-2018

Thonë se të gjithë gjërave të mira u vjen fundi, por nuk aplikohet për franchise-n e Breaking Bad apo jo? Po konfirmohet tashmë se një film i bazuar mbi historinë origjinale të Breaking Bad është në punë e sipër.

Krijuesi i serive, Vince Gilligan është duke drejtuar projektin, e cila revista e famshme “Variety”, thotë se do të jetë në të njëjtën cilësi me seritë.

Detajet janë shumë të paqarta për momentin, por filmi pritet të jetë 2 deri në 4 orë i gjatë dhe nuk dihet nësë Gilligan do bëjë një film për televizion apo një film për në kinematë e të gjithë botës.

Një gazetë lokale ka dhënë detajet e para duke thënë se filmi do të përfshijë historinë e një burri të arratisur në kërkim të lirisë së tij. Ne nuk e dimë nëse do të ndjekë rrjedhën e serive origjinale të filmit dhe gjithashtu shpresojmë që Bryan Cranston dhe Aaron Paul të jenë të mundur të përfaqësojnë rolet e tyre si Walter White dhe Jesse Pinkman.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377