INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serialet që nuk duhet të humbisni gjatë janarit

Serialet që nuk duhet të humbisni gjatë janarit

Publikuar më: 14:04 08-01-2019

Netflix dhe platformat tjera me seriale do t`ua bëjnë janarin më të qetë, e pse jo, edhe duke mbushur diapazonin e mendjes tuaj me më shumë fantazi e njohuri.

Po ju prezantojmë katër seriale, të cilat do të mund t’i gjeni online e me to ta kaloni muajin e parë të 2019-s.

“You”– Netflix

Seriali “You” është pjesë e Netflix. Çka do të bënit ju për dashurinë? A jeni gati edhe të vrisni për djalin që e doni, apo vajzën që e pëlqeni? A do ta përcillnit 24 orë? Çdo pengesë, secilën prej tyre, a do ta largonit lehtë prej rrugës? “You” është serial që sjellë paradoksin e rrjeteve sociale, ekspozimin e tepruar dhe shpesh të rrejshëm në rrjete sociale dhe faktin se njerëzit ju përcjellin, e dini a se dini ju. Me 9 shtator të vitit të kaluar doli episodi i parë i “You”. Janarin me patjetër niseni duke e shikuar “You”, një seri me vrasje, dashuri, “Instagram” e shumë elemente tjera.

“Black Mirror” – Netflix

Së fundmi u fol për episodin e ri të këtij seriali, “Bandersnatch”.

“Black Mirror” tregon se bota po ecën drejt një modernizimi teknologjik të çuditshëm. Një episod për flutura që i hanë njerëzit, një tjetër për vlerësimin e njerëzve me anë të sjelljeve të tyre në formën “rating” dhe një tjetër me fëmijë të cilën rriten me sensorë të futur në trurin e tyre. Nisjani me episodin e ri “Bandersnatch”, por kthehuni edhe në episodet e parë, prej vitit 2011-të. 8.9 është nota që IMDB i ka dhënë këtij seriali futuristik, i cili mbi të gjitha do t`ju mbajë në pritje në fund të çdo episodi.

“American Horror Story”– FX

Po, është një serial komplet horror. Aty kanë luajtur mes tjerash edhe Lady Gaga e Jessica Lange. 8 sezone dhe 94 episode ju presin t’i shikoni, ndoshta edhe brenda një jave, nëse keni kohë të uleni para laptopit a kompjuterit tuaj. Dramë, horror, pirje gjaku, jashtë-natyrales, gjithçka e keni brenda sezoneve të këtij seriali. “Shtëpia vrasëse”, “Shtëpia e pleqve”, “Çmendina”, “Hoteli”, “Kulti”, “Apokalipsi” janë emrat e sezoneve, pasi secili sezon e ka një temë në vete dhe një objekt ku zhvillohet. Seriali është nominuar për 303 çmime, prej të cilave i ka fituar 73.

“Dogs Of Berlin”– Netflix

Dy policë investigojnë vrasjen e një futbollisti gjermano-turk. Ngjarja zhvillohet në Gjermani. Aktorët gjermanë dhe turq janë bashkuar për serialin që transmetohet po ashtu në Netflix dhe është lançuar vetëm muajin e kaluar, në dhjetor të 2018-s. Seriali është në gjuhën gjermane dhe ka dhjetë episode. Për ju që e doni dramën, por edhe futbollin dhe këtë dyshe të lidhur mes vete, ky serial është definitivisht për ju. Lista e të dyshuarve është e gjatë, njëjtë sikur drama dhe episodet e serialit që do t’ju mbajnë në emocion.

Article Logic
Execution time: 0.0031590461730957