INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena do të jetë penduar kaq shumë pasi ka parë dhuratën e The Weeknd për Bella Hadid! U fejuan? [FOTO]

Selena do të jetë penduar kaq shumë pasi ka parë dhuratën e The Weeknd për Bella Hadid! U fejuan? [FOTO]

Publikuar më: 11:24 11-10-2018

Saga e ndarjeve dhe lidhjeve mes çifteve, Bieber-Baldwin, The Weeknd-Bella dhe Selena që duket se ka mbetur vetëm vazhdon ende të na argëtojë me çdo detaj të mundshëm që zbulohet prej tyre.

Duket sikur çdo mashkull që Selena lë pas, e merr seriozisht lidhjen pas saj.

Fillimisht ishte Justin që sapo u nda nga Selena u fejua mejëherë me modelen Hailey Baldwin, dhe së fundmi spekulimet kanë lindur dhe për një fejesë të mundshme mes The Weeknd dhe Bella Hadid.

Në festën surprizë dhe mjaft luksoze të ditëlindjes së modeles, këngëtari tregoi nëpërmjet instastories dhuratat që na lane pa fjalë.

Në videon e postuar nga The Weeknd duken duart e Bellës të mbuluara me byzylykë dhe unaza të mbushura me gurë diamanti.

Modelja ka nga një unazë në çdo gisht, e madje dhe në atë të martesës, ndaj fansat e kanë komentuar mjaft dhe pretendojnë se Bella ka marrë një propozim nga këngëtari dhe ka thënë “Po”.

bella1.jpg

bella2.jpg

bella3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828