INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena dhe Justin na bën lëmsh, ja si qëndron e vërteta dhe detajet e pathëna nga çifti[FOTO]

Selena dhe Justin na bën lëmsh, ja si qëndron e vërteta dhe detajet e pathëna nga çifti[FOTO]

Publikuar më: 08:52 14-03-2018

Ata të dy janë aq të dashur dhe të ëmbël por ama së fundmi na kanë bërë lëmsh me të vërtetë pasi kishin një ndarje dhe i pamë të bashkohen përsëri. Bëhet fjalë për çiftin simpatik Justin Bieber dhe Selena Gomez.

Ata u rikthyen së bashku pas shumë kohe, por lajmet mbi ndarjen e tyre janë përhapur përsëri të dielën.

Megjithëse nëna e Selena Gomez, Mandy Teefy u fajësua fillimisht për ndarjen, burimet pohojnë se nuk është ajo arsyeja. Sipas burimeve çifti ka pasur problemet e veta dhe Teefy nuk ka ndërhyrë në vendimin e vajzës së saj, sipas Daily Mail.

Burimi u shpreh se Selena nuk do ta bazojë marrëdhënien e saj mbi atë se çfarë mendon nëna e saj, duke shtuar se këngëtarja dhe Justin gjithmonë kanë qenë të lidhur e të ndarë njëkohësisht.

“Ata kanë pasur mosmarrëveshje, por nuk do të ishte e habitshme nëse do të ktheheshin së bashku në një javë,”-vazhdoi burimi.

Nëna e Selenës, Mandy, shprehu mospëlqimin e saj në një deklaratë për GossipCop.com më parë këtë vit.

Ajo u shpreh se nuk ishte e lumtur për rikthimin e tyre por se Selena mund të jetonte jetën e saj dhe dëshiron vetëm që ajo të jetë e lumtur, e sigurtë dhe e shëndetshme.

Ndërsa ylli i popit Justin është fotografuar në një gjendje emocionale shumë të keqe të hënën në Los Angeles.

Ai shihet duke fsheur fytyrën me duar ndërsa pret në makinë babin e tij Jeremy. Mediat e huaja raportojnë se Justin po fsheh lotët ndërsa mbuloi kokën me kapuc.

CVB_ER.jpg

xdv.jpg

xcvsed.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506