INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selami sulmon Bashën: Statuti më i keq në historinë e PD-së. Fjalimi i tij pritet me fishkëllima

Selami sulmon Bashën: Statuti më i keq në historinë e PD-së. Fjalimi i tij pritet me fishkëllima

Publikuar më: 12:28 29-04-2018

Ish-rivali i kreut demokrat Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit të partisë, Eduard Selami mori fjalën në Kuvendin e Partisë Demokratike ku kritikoi drejtuesin aktual për faktin se e ka mbyllur partinë. Selami kritikoi Statutin duke  shprehur se ky ishte statuti më i keq i partisë ndërsa i bëri thirrje Bashës që të hapte partinë. Por fjalimi i tij u prit me fishkëllima nga delegatët e pranishëm në sallë. Por Selami vijoi duke sulmuar Bashën. ‘Çpunë ka Edi Rama me statutin? PD do të shkoj edhe më keq akoma Se e ka kthyer partinë në shërbim të kryetarit. Lidershipi nuk është për karrige. PD nuk ka problem statusi, ka probleme me demokracinë e brendshme, me respektimin e statutit, etj”-tha Selami. "Më vjen keq që në statut përmendet disa herë fjala përjashtim. Hapeni Partinë Demokratike, bëni analizën e zgjedhjeve, keni humbur dy palë zgjedhje, tërhiq draft-statutin, pasi është më i keqi në gjithë historinë e PD-së.Kjo është qeverisja më e keqe në historinë e PD-së, por ne nuk ngjallim shpresë”, -u shpreh demokrati.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168