INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seks pas lindjes? Ja çfarë duhet të dini si fillim

Seks pas lindjes? Ja çfarë duhet të dini si fillim

Publikuar më: 16:49 08-09-2017

Lindja për herë të parë është një nga periudhat më të bukura të jetës, pasi ti bëhesh nënë për herë të parë dhe do të përjetosh një ndjesi të pakrahasueshme. Por dalëngadalë ti do të rifillosh jetën tënde normale dhe një nga temat për të cilat mbase nuk të ka folur apo paralajmëruar askush më parë është seksi në periudhën e pas lindjes.

Ja cilat janë faktet që duhet të kesh parasysh:

Do të duhen afërisht 6 javë deri sa të mund të kryesh sërish marrëdhënie seksuale pas lindjes
Kjo është periudha e nevojshme për të marrë veten. Por ndodh që mund të të nevojitet edhe më shumë kohë, ashtu siç ka edhe raste kur ti e merr veten më herët.

Nëse ushqen fëmijën me qunësht, gjoksi mund të të rrjedhë edhe nga prekja më e vogël e partnerit
Bëj kujdes gjatë seksit, pasi një prekje më e vogël, mund të shkaktojë rrjedhjen e qumështit, e cila mund të spërkasë jo vetëm partnerin tend, por edhe gjithë krevatin…

Fëmija mund të qajë në çdo moment
Ju mund të vendosni të kaloni disa momente intime me partnerin, por vogëlushi mund të qajë dhe ai sigurisht është prioriteti kryesor në periudhën e pas lindjes.

Ti mund të qash në çdo moment – nga dhimbja
Seksi në periudhën e pas lindjes është në përgjithësi i dhimbshëm, pasi ty të dhembin qepjet, të dhemb shpina dhe në përgjithësi duhet kohë deri sa të trupi yt të kthehet në gjendjen e mëparshme. Prandaj ki parasysh se dhimbja gjatë marrëdhënieve të para seksuale pas lindjes mund të të bejë të derdhësh lotë.

Ti mund të qash nga emocionet e seksit të parë pas lindjes
Kur ti fillon të kryesh sërish marrëdhënie seksuale pas lindjes, do të duket sikur je rikthyer sërish në vetvete. Por hormonet kanë ndikim shumë të madh dhe mos u habit nëse e shikon veten duke qarë nga emocionet.

Ti mund të qash nga ndjenja e fajit
Gjatë kësaj periudhe mund të kesh ndjenjën e fajit, për shkak se nuk mund ti përkushtohesh dot partnerit apo bashkëshortit tënd si më parë, apo sepse nuk ke fare kohë të kujdesesh për veten, pasi e gjithë koha jote kalon pranë vogëlushit të porsalindur.

Gjatë seksit ti mendon për beben
Edhe nëse je duke kryer seks me partnerin tënd, mund të të ikë dëshira seksuale pasi mendimet për beben nuk të lënë të qetë për asnjë moment.

Nuk di si të veprosh me krevatin e bebes
Kjo është një nga dilemat e çdo prindi pas lindjes: A ta lësh krevatin e bebes në dhomën tuaj të gjumit apo ta lësh beben në dhomën e tij? Nga njëra anë mendon se fëmija është shumë i vogël dhe nuk mban mend asgjë, por nga ana tjetër ndihesh në siklet nëse kryen marrëdhënie seksuale para foshnjes dhe mendon se mbase mund të ishte më mirë që të flinte në dhomën e vet.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594